75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 19 Maj 2025 / S Z

Gruda para vazhdimit të seancës: Është një situatë absurde, VV-ja po i mban peng institucionet

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda para vazhdimit të senacës konstituive ka thënë se nuk pret që do të ketë ndonjë ndryshim dhe se skenari do të jetë i njëjtë.  Ai tha se Vetëvendosje i ka marrë peng institucionet. Ndërsa e quan absurde situatën e krijuar.

“Nuk pres ndonjë ndryshim, mendoj që do të jetë skenari i njejtë. Qartazi partia e cila s’ka arritur ta fitojë shumicën absolute pretendon se ka fituar shumicën sbsolute. Mendoj se i ka marrë peng institucionet e Kosovës. Kryeministri dhe ministrat janë në qeveri në mënyrë të kundërligjshme dhe tash duan që në mënyrë të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese ta mbajnë peng dhe Kuvendin e Kosovës. Kjo është situatë absurde, ku partia që ka dalë e para zgjedhjeve, ka vendosur t’i japë prioritet një emri të përveçëm, Albulena Haxhiu karshi interesave të Kosovës”, tha ai.