E pati titullin në duar dhe e humbi, skuadra e madhe evropiane i ndanë rrugët me trajnerin

Francesco Farioli ka vendosur të largohet nga Ajax-i pasi humbi titullin që e kishte në duar thuajse shumicën e sezonit. Trajneri italian ka dhënë dorëheqje të pakontestueshme nga skuadra e madhe holandeze.
“Unë dhe menaxhmenti kemi të njëjtat qëllime për të ardhmen e Ajax-it, por kemi vizione dhe afate kohore të ndryshme në lidhje me mënyrën se si duhet të punojmë dhe të veprojmë për të arritur këto qëllime. Duke pasur parasysh këto ndryshime në parimet dhe themelet e projektit, ndiej thellë në zemrën time se ky është momenti më i mirë për t’u ndarë”, ka thënë Farioli./Indeksonline/