Vihet nesër në Podujevë gur themeli i objekteve banesore për banim të përballueshëm

Gjatë ditës së nesërme pritet të nisë ndërtimi i objekteve banesore për banim të përballueshëm në Podujevë.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në vendin e quajtur ish-tregu i gjelbër./Indeksonline/