FFHS-ja e shpall Messin më të mirin e të gjitha kohëve

Messi është numri një në histori, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), e cila fundjavën e kaluar përpiloi renditjen e saj të 10 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.
Renditja u bazua në statistikat individuale dhe kolektive të të gjithë lojtarëve në fjalë. Le të kujtojmë se Messi (Barcelona, PSG, Inter Miami dhe Kombëtarja e Argjentinës) ka grumbulluar 46 tituj gjithsej, pa përfshirë ato individuale (tetë Topa të Artë, ndër të tjera). Ai është futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit : 35 me Barçën; tre me PSG-në; dy me Inter Miami dhe gjashtë me Argjentinën (të gjitha kategoritë).
Vendi i dytë i shkon brazilianit Pelé, lojtarit me më shumë fitore në Kupën e Botës në histori (1958, 1962 dhe 1970), ndërsa i treti është Diego Maradona, i cili, ashtu si Messi, arriti një Kupë Bote (1986) dhe një pozicion të dytë (1990), ndër shumë arritje të tjera me klubet e tij./Indeksonline/