Real Madridi po mendon ta rikthejë Nico Paz për Botërorin e Klubeve

Nico Paz po shkëlqen këtë sezon në Serie A.
Argjentinasi, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Comos, të cilët kanë mahnitur futbollin italian duke hyrë në top 10-shen e tabelës.
Mirëpo aventura e Pazit në Itali mund të zgjasë vetëm këtë sezon, pasi që sipas “Cope”, ai mund të rikthehet te Real Madridi në këtë merkato të verës.
Paz, po ashtu mund të aktivizohet edhe për Botërorin e Klubeve që zhvillohet këtë verë.
Reali kishte shitur Paz te Como, verën e kaluar për 10 milionë por kishte vendosur edhe opsionin e riblerjes për argjetinasin, sikurse kishte vepruar me disa lojtarë ndër vite.
Paz, këtë sezon ka bërë rreth 34 paraqitje me Comon, duke shënuar 6 gola dhe 9 asistime në Serie A./IndeksOnline/