KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës për femra

KFF Dukagjini ka arritur të shpallet fituese e Kupës së Kosovës për femra.
Ato arritën të mposhtin kampionet e Kosovës, KFF Mitrovicën pas gjuajtjeve të penalltive (6:5).
Ndeshja u zhvillua të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 90 minutave lojë dhe dy vazhdimeve nga 15 minuta secila, rezultati ishte i barabartë 1-1.
Kjo është edhe trofeu i parë për skuadrën nga Klina, që nga themelimi i saj.
Megjithëse Mitrovica ishte kampione e sezonit, duke fituar titullin e kampionit pas një fitoreje 1-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen vendimtare, në këtë finale të Kupës, Dukagjini mori revanshin e merituar duke fituar trofeun./IndeksOnline/