75 Mall Live Search
21:41 / E Hënë, 19 Maj 2025 / Burim

Mungesa e dokumentacionit, konfiskohen 9 motoçikleta në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt që ka 15 maj ka nisur zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025” që ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Policia njofton se ky plan ka vazhduar edhe sot (e hënë ) ku janë shqiptuar 13 gjoba dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.  Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e zyrës së policisë për rajonin e Ferizajt. /IndeksOnline/