Oblak pranë një rekordi historik në La Liga

Jan Oblak është 90 minuta larg të bëhet portieri i parë në histori me gjashtë trofe Zamora. Portieri slloven e kishte fituar trofeun në sezonet 15-16, 16-17, 17-18, 18-19 dhe 20-21.
Gjasat janë maksimale që ai të sigurojë trofeun këtë sezon. Ka vetëm një gjasë që ai mund të humbë këtë çmim.
Nëse Cortouis nuk pranon gol ndaj Sociedadit dhe Oblak pëson katër gola në ndeshjen e fundit, ai mund të humbë këtë çmim të madh.
Gjasat që kjo të ndodhë janë thuajse minimale./Indeksonline/