75 Mall Live Search
23:39 / E Martë, 20 Maj 2025 / L A

Manchester City do t’i ndërtojë një statujë jashtë stadiumit Kevin De Bruynes

Kevin De Bruyne padyshim është një legjendë e Manchester Cityt.

Performancat e tij ndër vite e dëshmojnë këtë, pasi që në shumë ndeshje ka qenë vendimtar për “Qytetarët”, duke fituar dhe trofe të shumtë.

Dhe tashmë City për të nderuar belgun, kanë vendosur t’i ngrejë një statujë jashtë stadiumit “Etihad”.

Ai do të largohet nga City pas 10 vjetësh dhe ndeshja e sotme ndaj Bournemouthit, ishte e funda për të në “Etihad”.

De Bruyne, numëron rreth 421 paraqitje ku kishte shënuar 108 gola dhe 177 asistime, gjatë këtyre 10 viteve./IndeksOnline/