Del lista e Francës për “Final Four” të Ligës së Kombeve, ftohet për herë të parë Cherki

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën për “Final Four” të Ligës së Kombeve.
Nënkampionët e botës, do të kenë një kundërshtar jo të lehtë me kampionin në fuqi të kësaj gare dhe atë evropian, Spanjës.
Në listë për herë të parë është ftuar talenti i Lyonit, Rayan Cherki.
Cherki, flitej se do t’i bashkohej Algjerisë por ftesa e Deschamps me sa duket i ndryshoi mendjen.
Kjo është lista e plotë e “Les Bleus”:
Franca, do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Spanjës më 5 qershor dhe në rast të kualifikimit, do të përballen me fituesin e ndeshjes Gjermani-Portugali./IndeksOnline/