Reperi lirohet me kusht, duhet të paguajë 5 milionë paund

Reperi amerikan Chris Brown është liruar me kusht nga një gjykatës në Londër dhe duhet të paguajë një garanci prej 5 milionë paundësh në gjykatë.
Gjyqtari Tony Baumgartner miratoi lirimin me kusht të 36-vjeçarit të mërkurën në Gjykatën e Kurorës në Southwark, por Brown nuk mori pjesë personalisht, transmeton Indeksonline.
Reperi ishte në paraburgim pas seancës së tij të parë dëgjimore në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit të premten, por tani mund të largohet deri në paraqitjen e tij të radhës në gjykatë në Londër më 13 qershor.
Ai përballet me një akuzë për lëndim të rëndë trupor pas një sulmi të dyshuar në klubin e natës Tape në Londër në vitin 2023. Kushtet e lirimit i lejojnë atij të vazhdojë të udhëtojë për një turne ndërkombëtar, i cili përfshin koncerte në qershor dhe korrik, por atij nuk i lejohet të përdorë pasaportën e tij për qëllime të tjera./Indeksonline/