Ballkani nuk mbetet pa trofe, U21-shat Kampion të ”Bon Voyage Superliga”

Vitet e fundit jemi mësuar që Ballkani të fitojë së paku një trofe në futboll.
Përkundër se skuadra e parë nuk arriti të fitoj trofe këtë sezon, grupmosha e U21-të e Ballkanit u shpall Kampion i ”Bon Voyage Superligës”, shkruan IndeksOnline.
Ky sukses erdhi pas fitores së sotme me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës.
Shpresat e Ballkanit kanë 60 pikë pas 24 ndeshjeve të zhvilluara, 11-të më shumë se Drira që renditet në vendin e dytë./IndeksOnline/