Osmani: Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Zvicrës.
Ajo është mirëpritur nga presidentja e këtij vendi, Karin Keller-Sutter.
Osmani tha se me Keller kanë biseduar lidhur me thellimin e partneritetit politik e ekonomik midis dy vedeve.
‘’Mirënjohjëse për pritjen madhështore sot nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit tonë.Në takimin tonë bilateral, biseduam për thellimin e partneritetit tonë politik, ekonomik dhe në fusha të tjera. Folëm edhe për mërgatën tonë, e cila nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj’’, ka shkruar Osmani.
Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin, ka shtuar po ashtu Osmani
Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare, është shprehur presidentja e vendit./Indeksonline/