75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 22 Maj 2025 / MSH

Arrestohen dy të dyshuar për përçarje, propagandim dhe shpërndarje të ideologjisë për oranizata terroriste, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara janë arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në nxitje të përçarjes dhe shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, në rrjete sociale.

Operacioni i realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga zyrtarë të Drejtorisë kundër terrorizmit dhe në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, policia bëri të ditur se operacioni u zhvillua me tri kontrolle të vendbanimeve në Fushë-Kosovë dhe në Malishevë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, deklaroi policia.

Ky është njoftimi i plotë i policisë (pa ndërhyrje):

Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.

Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë-Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.