Ferizaj: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar në vendin e ngjarjes njësiti policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Ferizaj / 21.05.2025 – N/N. Raportohet se viktima m/k ështe gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës . Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/