Zyrtari policor shkel rregullat e trafikut, parkon në shiritin e kundërt me veturë private

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, pjesë e Njësisë së Trafikut Rrugor, është kapur duke shkelur rëndë rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Shpend Istogu, i cili kishte të veshur uniformën zyrtare, është parë (në videon dhe foton e siguruar nga Indeksonline) të martën para orës 18:00 në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, teksa kishte ndalur dhe parkuar veturën e markës BMW me numër të targave (01-225-NF) në shiritin e kundërt të rrugës.
Ai kishte zënë rugën në menyrë të jashtëligjshme e gjithashtu edhe shiritin ndihmës.
Pamjet e siguruara tregojnë qartë se veprimi i tij bie ndesh me ligjet dhe rregullat që vetë është i thirrur t’i zbatojë. Në vend se të jetë shembull për qytetarët, ky veprim paraqet një shkelje të rëndë të normave të trafikut dhe rrezik të përgjithshëm për sigurinë rrugore. /Indeksonline/