Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim amabasadori britanik, Jonathan Hargreaves.
Hamza, përmes një postimi në facebook njoftoi se kanë diskutuar për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.
”Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.
Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, ka shkruar Hamza./IndeksOnline/