75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 23 Maj 2025 / k.v

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, vlera mbi 4.1 milionë euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, një projekt jetik për qarkullimin në këtë zonë.

Vlera e kontratës kap shifrën mbi 4.1 milionë euro, ndërsa rruga që do të rehabilitohet ka një gjatësi prej 27.8 kilometrash.

Sipas Durmishit, do të bëhet rehabilitimi i plotë i rrugës, përfshirë edhe rregullimin e rrëshqitjes së dheut në afërsi të liqenit të Badocit, që prej kohësh ka paraqitur rrezik për ngasësit.

Në disa segmente do të ketë zgjerim të rrugës me nga një korsi shtesë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e saj.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik e lëvizjen e lirë në këtë pjesë të vendit.