Interi fiton ndaj Comos, por vetëm për statistika

Interi e ka mbyllur sezonin në Serie A me fitore, pasi e mposhti skuadrën e Comos në udhëtim, me rezultat 0-2.
Por kjo fitore nuk mjaftoj që zikaltërit të fitonin titullin e kampionit të Italisë, pasi Napoli mposhti Cagliarin me rezultat 2-0 dhe fitoi Scudetton, shkruan IndeksOnline.
Stefan De Vrij shënoi golin e epërsisë në minutën e 20-të, derisa Joaquin Correa vulosi fitoren e Interit, në minutën e 51-të.
Interi e mbylli sezonin si nënkampion, me 81 pikë, një më pak se skuadra e Napolit.
Në anën tjetër, Como me 49 pikë, e mbyll sezonin e Serie A, në venidn e 10-të./IndeksOnline/