Mosmarrëveshja në trafik përfundon me rrahje, dy të arrestuar në Prishtinë

Të premtën rreth orës 18:00 ka ndodhur një përleshje mes disa personave në Prishtinë, saktëisht në rrugën Fehmi Lladrovci.
Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 23.05.2025 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/