75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Vidhet një veturë në Shtimë, policia e gjen dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Shtimja ka raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Rasti është raportuar në orën 06:30 në rrugën “De Rada”.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar, shtetas kosovar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Automjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.