Jo vetëm Frimpong e Wirtz, Liverpooli po avancon në bisedime edhe me yllin e Bournemouthit

Liverpooli pritet të bëjë lëvizje të mëdha në afatin kalimtar të verës.
Pas sigurimit të Frimpongut, Liverpooli po mendon të përforcojë krahët e mbrojtjes edhe me yllin e Bournemouthit, Milos Kerkez.
Liverpooli po ashtu është në garë edhe për supertalentin gjerman dhe bashkëlojtarin e Frimpong te Leverkuseni, Florian Wirtz.

Kerkez, këtë sezon ka qenë një ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në Premierligë, ku i cili ka marrë vëmendje të madhe nga top skuadrat evropiane, përfshirë dhe Liverpoolin.
Ai ka bërë 40 paraqitje ku ka shënuar 2 gola dhe 6 asistime me Bournemouthin./IndeksOnline/