75 Mall Live Search
22:47 / E Diele, 25 Maj 2025 / G T

Juventusi në Champions, Roma siguron Europa Leaguen

Skuadra e Romës ka siguruar UEFA Europa League për sezonin e ri 2025/26.

Roma mposhti 2:0 Torinon në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, skuadra e Claudio Ranierit ka siguruar Europa Leaguen, pasi Juventusi arriti fitore në Venezia me shifrat 2:3.

Roma e mbylli sezonin në vendin e pestë me 69 pikë, një më pak se Juventusi në pozitën e katërt (70). Kjo e fundit ka siguruar Ligën e Kampionëve./Indeksonline/