75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 26 Maj 2025 / mp

Haradinaj kujton masakrën e lagjes “Tusuz”: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e lagjes “Tusuz”.

Haradinaj thotë se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri, duke shtuar se është përgjegjësi e tyre të shkojë drejtësia në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe. Kujtimi për të rënët nuk shuhet kurrë. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”!