Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk, arrestohet një 35-vjeçar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri (Video)

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të trafikonte pako me drogë në pikën kufitare të Morinës.
Sipas uniformave blu, droga (kanabis) ishte fshehur në një jastëk.
Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan 2 kilogramë e 227 gramë, si dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.