Legjenda e Arsenalit ka probleme me zemrën, është drejtor sportiv te skuadra e dy yjeve të Kosovës

Legjenda e Arsenalit, Tomas Rosicky, është shtrirë papritmas në spital në njësinë e kujdesit intensiv të martën e kaluar. Diagnoza ishte probleme me zemrën, të cilat as Tomáš dhe as klubi nuk do t’i specifikojnë më hollësisht.
Rosicky është drejtor sportiv te Sparta Praga, skuadër ku luajn Rrahmani e Krasniqi.
“Si lojtar dhe si drejtor sportiv, isha mësuar të merresha me gjithçka plotësisht dhe me kokën lart. Nuk shikoja majtas ose djathtas, duke punuar njëqind për qind. Situata aktuale më ka treguar se duhet të kujdesem më shumë për veten time. Kemi përgatitur një plan, kemi një rrugë dhe strategji të përcaktuar, kemi procese të përcaktuara. Djemtë mund t’i përballojnë të gjitha”, thotë Tomáš Rosický./Indeksonline/