E sikletshme/ Këngëtares i hapen reçipetat teksa ishte në skenë

Katy Perry është përballur me një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj në Las Vegas, kur reçipetat iu hapën papritur në skenë, teksa performonte këngën “Part of Me”.
“Oh s***, do më bie reçipeta!” u dëgjua të thoshte ajo, por me profesionalizëm vazhdoi vallëzimin deri sa një anëtar i stafit iu afrua për ta ndihmuar.

Pak më vonë, këngëtarja 40-vjeçare e ktheu vëmendjen te një fans në publik, të cilin e “akuzoi” me shaka për dërgimin e mesazheve të shpeshta Orlando Bloom, të fejuarit të saj. “Ai nuk të do ty, Kyle. Është imi, jam e tija… rri larg”, tha ajo me tone dramatike.
Por, siç rezultoi, gjithçka ishte pjesë e një skenari për të prezantuar këngën e saj “I’m His, He’s Mine”, një ndër momentet më të komentuara të turit të saj të fundit.