Osmani takon Rutte-n: Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Presidentja e vendit Vjosa Osmani në kuadër të aktiviteteve në SHBA, ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte.
Osmani dhe Rutte, kanë biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Osmani po ahstu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.
“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Osmani.