75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 27 Maj 2025 / Z S

Arrestohet një person, ai përmes rrjeteve sociale kërcënoi e denigroi një zyrtar policor

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi që ai në vazhdimësi ka bërë publikime në rrjete sociale me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj një zyrtari policor.

I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./Indeksonline/