Kuvendi në teatër politik – Haxhiu dështon, Limaj ngroh skenën me LVV-në

Seanca e 22-të e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e tij dështoi sërish të prodhojë një kryetar. Kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme as këtë herë, duke vazhduar bllokadën institucionale që po zgjat prej muajsh.
Në votimin e sotëm, mori 54 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenime – rezultat që la sërish pa kryetar institucionin më të lartë ligjvënës në vend.
Një moment interesant nga kjo seancë ishte pranësysh fakti se Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, u pa në një bisedë miqësore me deputetët e LVV-së, konkretisht me Ilir Kërçelin – i njohur nga kolegët si “i gjati” i Vetëvendosjes – dhe deputeten Shqipe Selimi.
Pamjet nga videoja e Indeksonline konfirmojnë afrimin e qëndrimeve mes Nismës dhe LVV-së. /Indeksonline/