75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 27 Maj 2025 / MSH

Aksident në Pejton të Prishtinës, bllokohet segmenti kryesor i kryeqytetit

Një nga segmentet kryesore rrugore të qendrës së kryeqytetit është bllokuar si pasojë e një aksidenti.

Një veturë është aksidentuar me një autobus të “Trafikut Urban” në rrugën “Kosta Novakoviq” në Pejton.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi rastin, raporton IndeksOnline.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.