75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / L A

Thierry Henry kritikon Artetën për mungesën trofesh

Thierry Henry i është bashkuar numrit në rritje të komentatorëve që kanë shqetësime për Artetën.

Legjenda e “topçinjve” beson se tifozët kanë të drejtë ta vënë në dyshim trajnerin pas tre sezonesh ku ishin të dytët më të mirë – dhe pesë pa një trofe të mirëfilltë. 

Arteta e ka rikthyer Arsenalin në elitë që kur mori drejtimin e klubit në dhjetor 2019, por ka ngritur vetëm një trofe konkurrues – Kupën FA në atë sezon të parë – dhe dy Community Shield. 

Tani Henry ka ndërhyrë dhe ka bërë një vërejtje të ashpër ndaj Manchester Unitedi, që ende po arrinë dhe po fiton finale pavarësisht rënies së madhe.

“Nuk po them se jam i zhgënjyer me Arsenalin, por është normale që njerëzit po ngrenë pyetje tani për atë që po bën skuadra”, tha Henry për podkastin Stick to Football , të sjellë për ju nga Sky Bet. 

“Manchester Unitedi ka luajtur në pesë finale në pesë vjetët e fundit, Unitedi me të cilin të gjithë qeshin, ndërsa Arsenali në tre vjetët e fundit të ndërtimit, nuk ka arritur në një finale”, shtoi Henry.