Shumë skuadra interesohen për Modriqin, vjen oferta e parë nga Arabia Saudite

Luka Modriq është në kërkim të një skuadre të re, pas largimit nga Real Madridi.
Shumë skuadra janë të interesuar për shërbimet e futbollistit kroat. Por favoritet shihen ato nga Arabia Saudite, shkruan Indeksonline
Al Ettifaq është ekipi i parë që ka shprehur interesim për mesfushorin nga Kombëtarja e Kroacisë.
Madje thuhet se ka shkuar edhe oferta e parë, por nuk dihet se cila është shumë e ofruar.
Modriq, ka gjasa të rikthehet edhe në futbollin kroat, apo edhe të pensionohet nga futbolli./Indeksonline/
