75 Mall Live Search
13:02 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Luajti mirë këtë sezon, Prishtina e vazhdon me Ardian Mujën

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin e saj, Ardian Muja.

Muja ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera me fituesin e Kupës së Kosovës, shkruan Indeksonline

“Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti

27-vjeçari luajti 37 ndeshje me Prishtinën këtë sezon, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asiste.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, Muja kishte firmosur me Prishtinën si “lojtar i lirë” nga Trepça ’89./Indeksonline/