75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 29 Maj 2025 / S Z

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Zubin-Potok

Është plagosur një person me armë zjarri, në Zubin Potok. Policia raporton se arma është konfiskuar, ndërsa i plagosuri pas trajtimit mjekësor, është liruar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante.

“Zubin-Potok 28.05.2025-20:45. Raportohet se personi mashkull kosovar është vetëplagosur me armë zjarri. Është konfiskuar një armë zjarri, ndërsa personi pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.