Po flitet! Skuadra turke interesohet për Arbër Hoxhën

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, mund të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë afatit të verës, sidmos pasi dështoi të fitonte titull gjatë këtij sezoni.
Skuadra që ka shprehur interesim për lojtarin shqiptar është ajo turke, Kayserispori, shkruan Indeksonline
Kjo skuadër arriti objektivat e këtij edicioni në Superligën e Turqisë, pra mbijetesën dhe tani është në kërkim të lojtarëve të rinj.
Hoxha mund të largohet nga Dinamo dhe shifra e këtij transferimi mund të jetë më shumë se 2 milionë euro.
Për Arbër Hoxhën ka edhe skuadra të tjera të interesuara, por emrat nuk janë zbuluar ende./Indeksonline/
