Protesta e paralajmëruar në Prishtinë, mobilizohet policia

Policia rajonale e Prishtinës njofton se më 29 maj 2025 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 12:00, do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.
Protesta do të zhvillohet përmes qëndrimit të qetë dhe bllokimit të pjesshëm të hyrjeve kryesore për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda.
Policia ka bërë të ditura edhe pikat ku do të zhvillohet protesta./Indeksonline/.