Florian Smakiqi largohet zyrtarisht nga Drita, ka gjetur një skuadër të re

Portieri kosovar, Florian Smakiqi, është larguar si kampion nga skuadra e Dritës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit nga Gjilani në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Samkiqi duket se ka gjetur një klub të ri, por ende nuk është bërë i ditur se cili do jetë ai.
“Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët”, shkruhet në njoftimin e kampionëve të Superligës
Smakiqi te Drita ishte transferuar si “lojtar i lirë” në vitin 2022 nga skuadra e Drenicës. Ai më parë kishte luajtur edhe për ekipet, si: Feronikeli dhe Prishtina.//Indeksonline/