Gërxhaliu për protestën e bizneseve: Koha të tregohet maturi, edhe qeveria jeton nga sektori privat

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka folur rreth protestat së sotme të bizneseve të Kosovës.
Ai thotë se kërkesat e tyre janë mjaft të qarta, transmeton klankosova.tv.
Madje, Gëxhaliu shtoi se tani është koha për të treguar maturi, pasi sipas tij edhe vetë Qeveria jeton e vepron falë sektorit privat dhe ekonomisë së vendit.
“Debate të tilla, diskutime të tilla nuk i bëjnë nder partneritetit publiko-privat që është i rëndësisë së pakontestuar, por kjo lojë ping-pongu vetëm e dëmton Kosovën, dëmton ekonominë, e dëmton aspektin social, prandaj besoj që është koha të tregohet maturi, duhet të avancohet dialogu, sepse në fund të fundit dhe Qeveria jeton, funksionon dhe vepron falë sektorit privat dhe ekonomisë së vendit”, tha Gërxhaliu në KlanKosova.