75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 29 Maj 2025 / G T

Pas triumfit në Conference League, Chelsea arrin marrëveshje me sulmuesin e ri

Skuadra e Chelseat ka gjetur një sulmues dhe tashmë ka arritur marrëveshje.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, te Chelsea do të transferohet lojtari i Ipswich Town, Liam Delap, shkruan Indeksonline

Delap pritet të transferohet te Blutë e Londrës gjatë afatit kalimtar të verës, me një klauzolë lirimi prej 30 milionë funtave.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asiste në 37 ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/