75 Mall Live Search
11:20 / E Premte, 30 Maj 2025 / G T

Ancelotti synon ta bëjë Brazilin si Real Madridin

Trajneri italian, Carlo Ancelotti tashmë është emëruar në stolin e Kombëtares së Brazilit.

Gjatë një interviste, Ancelotti tha se Brazilin do ta bëjë si Real Madridi, shkruan Indeksonline

Por, ai thotë se “JO” sikur Real Madridi i këtij sezoni.

“Brazili im do luajë si Real Madridi, por jo sikur Real Madridi i këtij sezoni, por si ai i vitit të kaluar”, u shpreh Ancelotti

Brazili gjatë muajit qershor do t’i luajë dy ndeshje, atë kundër Ekuadorit më 6 dhe ndaj Paraguait me 11-të./Indeksonline/