75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 01 Qershor 2025 / L A

Khabibi tallet me Luis Enriquen, e bën të thotë “Hala Madrid”

PSG mbrëmë ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Ata mposhtën Interin me rezultat të thellë 5-0, duke e bërë finalen me më së shumti gola në historinë moderne të këtij kompeticioni.

Ata fituan edhe “Tripletën”, duke u bërë skuadra e parë franceze që arrin këtë gjë.

Mirëpo ajo çka mori vëmendje ishte një video që përfshinte trajnerin e “Parizienëve”, Luis Enrique si dhe ish-kampionin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov.

Khabibi, gjatë videos tallej me trajnerin spanjoll ku thoshte “1 2 3 Hala Madrid”, duke qeshur së bashku me trajnerin dhe më pas e uroi për fitoren.

“Parizienët”, do të synojnë të fitojnë edhe një trofe pasi që do të marrin pjesë edhe në Botërorin e Klubeve, që nis pas 2 javësh./IndeksOnline/