Chelsea nis bisedimet me yllin e Dortmundit

Chelsea thuhet se ka rritur interesimin për yllin e Dortmundit, Jamie Gittens.
Skuadra e Enzo Marescas po kërkon të përforcojë sulmin e saj ndërsa përgatitet për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, për herë të parë në tre sezone.

Mail Sport kupton se Liam Delap i është nënshtruar tashmë pjesës së parë të vizitave mjekësore përpara se t’i bashkohet “bluve” nga Ipswich Town për 30 milionë funte.
Gittens, besohet se ka një klauzolë lirimi prej rreth 50 milionë funtesh, me shumë klube elitare të futbollit evropian që e kanë në shënjestër.
Anglezi këtë sezon ka bërë 48 paraqitje me Dortmundin, duke shënuar 12 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/