75 Mall Live Search
17:24 / E Martë, 03 Qershor 2025 / MSH

Zyrtare: Inzaghi braktis Evropën, nënshkruan me Al-Hilal

Simone Inzaghi ka pranuar ofertën e Al-Hilalit, duke u bërë trajneri i ri i klubit arab.

Inzaghi është gati të ndahet nga Interi pas katër vitesh në klub, duke marrë rrugën për në tokën arabe, atje ku e pret një ekip me shumë reforma dhe lojtarë të rinj.

Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja është arritur midis Inzaghit dhe Al-Hilalit për një kontratë 3-vjeçare, një projekt ambicioz përpara me planet e përcaktuara.

Inzaghi largohet nga Interi pasi fitoi 1 titull të Serie A, 2 Kupa të Italisë, 3 Superkupa të Italisë dhe gjithashtu arriti në 2 finale të Ligës së Kampionëve me “Nerazzurrët”./IndeksOnline/