75 Mall Live Search
23:59 / E Martë, 03 Qershor 2025 / Burim

Këngëtarja japoneze mohon të ketë fëmijë me Elon Muskun

Këngëtarja japoneze Ayumi Hamasaki ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan në Internet, sipas të cilave ajo mund të kishte një fëmijë me miliarderin Elon Musk.

46-vjeçarja, e cila ndodhet aktualisht në turne në Azi, ka mohuar lidhjen me spekulimet që nisën pas një deklarate të Ashley St Clair – influencuese konservatore dhe ish-partnere e Muskut – e cila në një raport të New York Timesit pretendoi se Elon kishte një fëmijë me një yll të muzikës pop japoneze.

St Clair, nëna e fëmijës së 14-të të CEO-s së Teslas, tha se Musk e shihte dhurimin e spermës si një akt altruist dhe se kishte shprehur shqetësim për rënien e normave të lindjeve në botë.

Emri i Hamasakit u përfol gjerësisht në rrjet, por artistja i ka quajtur këto zëra të pabaza.