75 Mall Live Search
10:56 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

Chelsea tallet me Milanin, i ofron veç 10 milionë euro për Maignanin

Skuadra e Chelseat është interesuar për një portier gjatë merkatos së verës dhe tashmë kanë gjetur një emër.

Bëhet fjalë për portierin francez, Mike Maignan, shkruan Indeksonline

Por, sot Fabrizio Romano raporton se kjo marrëveshje është shumë larg, pasi Blutë e Londrës kanë bërë një ofertë për t’u tallur me klubin italian.

Ata kanë ofruar veç 10 milionë euro për shërbimet e portierit francez.

Ndërkaq, Milan kërkon plotë 30 milionë euro për 29-vjeçarin./Indeksonline/