75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / mp

Bogujevci: Rregullat janë të qarta, mendimi i Gjykatës Kushtetuese do të merret shpejt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se janë dhënë informacione të pasakta që po pengojnë formimin e institucioneve.

“Nuk është fjala për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, por për komisionin dhe votimin e fshehtë.

Kjo është hera e 18-të që po votohet dhe në asnjë moment nuk është kërkuar emër i kryetarit”, theksoi Bogujevci para tentimit të 26-të të fillimit të seancës së konstituimit të kuvendit .

Sipas saj, Kushtetuta e Kosovës dhe legjislacioni në fuqi janë të qarta në lidhje me mënyrën se si duhet të zhvillohet votimi.

“Është e përcaktuar qartë që duhet të marrin pjesë në votim – për, kundër ose abstenim.

Asnjë dispozitë nuk parashikon që një proces të vazhdohet në mënyrë të paqartë vetëm pse ashtu ka filluar”.

“Nëse duam të ecim përpara dhe të formojmë institucionet, atëherë duhet të votojmë. Ne presim dhe shpresojmë që edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese do të merret shpejt.

Por unë mendoj që të gjitha rregullat janë të qarta si me Kushtetutë, ashtu edhe me ligjet e Kosovës”, tha ajo.