Nis takimi i presidentes Osmani me subjektet politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një takim me përfaqësues të subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.