75 Mall Live Search
16:07 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / Z S

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit kundër degradimit të mjedisit, në pranga 17 persona

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore DKOKR- DPP – Prishtinë, pas një hetimi disa mujor duke zbatuar masat e veçanta hetimore, sot me datë 23.06.2025 kanë zhvilluar një aksion në regjionin e Prizrenit, përkatësisht në katërmbëdhjetë lokacione, kundër degradimit të mjedisit, me ç’rast janë arrestuar shtatëmbëdhjetë persona të dyshuar, janë sekuestruar tridhjetë e tetë mjete të kryerjes së veprës penale duke përfshirë: nëntë kamionë, katërmbëdhjetë eskavator, pesëmbëdhjetë makineri seperimi, si dhe prova të tjera materiale, ku vlera totale e sekuestrimit është rreth 2 milionë Euro (1,950,000 Euro).

Më tutje është bërë e ditur se të pandehurit, nga data e pavërtetuar dhe në vazhdimësi nga muaji shkurt 2025 deri më datë 04.06.2025, në regjionin e Prizrenit përreth lumit ”Drini i Bardhë”, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke bërë ndotjen, degradimin dhe shkatërrimin e mjedisit dhe kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore, duke eksploatuar, përpunuar dhe separuar rërë dhe zhavorr.

Me këto veprime secili veç e veç ka kryer veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 të KPRK-së.

Po ashtu, të njëjtit, nga veprimet e lartëcekura shkatërrojnë rrjedhën e lumit nga nxerrja e rërës dhe zhavorrit nga punimet e makinerive të rënda, duke lënë gropa të hapura, në vende ku mund të lëvizin një numër i madh i njerëzve, me ç’rast shkaktojnë rrezik të madh për trupin dhe jetën e njerëzve të cilët mund të lëvizin në atë territor. Me këto veprime, secili veç e veç ka kryer veprën penale “Shkaktimi i  rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356  të KPRK- së.

Po ashtu gjatë zhvillimit të aksionit, njëri nga të pandehurit ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave të punës. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penele “Pengimi i personit zyrtar në kryejren e detyrave zyrtare” nga neni 401 të KPRK-së, si dhe njëri nga të pandehurit ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 sipas KPRK-së.

Shtatëmbëdhjetë të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor për të njëjtit Departamenti i Përgjithshëm, do të parashtroj kërkesë për caktim të masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë./Indeksonline/