Mbi 1.5 milionë haxhinj nisin Haxhin nën diellin përvëlues

Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të islamit – Haxhin.
Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bënin më të mirën për të mos u përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehetësisë së madhe kanë vdekur mbi 1.000 haxhinj.
Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, haxhinjtët kanë nisur t’i kryenin obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të xhamisë së madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas islamit.
“Duket sikur nuk jeni në këtë botë”, ka thënë Khitam, 63-vjeçar, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP, duket thënë se “para Haxhit, e kam shikuar xhaminë e madhe çdo ditë në televizion”.
Para hyrjes në Mekë, haxhinjtë duhet t’i nënshtrohen një regjimi të pastërtisë dhe vishen me rroba të veçanta të bardha.
Autoritetet kanë thënë se mbi 1.5 milionë haxhinj kanë arritur në Arabinë Saudite për Haxhin – njërin prej pesë shtyllave të islamit, që duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga besimtarët myslimanë.
Zyrtarët kanë tentuar të krijonin sa më shumë hije nëpër ambiente publike, pasi temperaturat vitin e kaluar në këtë periudhë kanë shkuar mbi 51 gradë Celsius.